Komisioni i Posaçëm për përzgjedhjen e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e parë, nën drejtimin e kryesuesit Vigan Qorrolli.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Qorrolli ka bërë të ditur se thirrja për nominimin e kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese do të jetë e hapur për 20 ditë, nga 14 tetori deri më 2 nëntor 2026.
Ai ka theksuar se puna e Komisionit do të zhvillohet në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, duke garantuar respektimin e kritereve ligjore, transparencën procedurale, paanshmërinë dhe vlerësimin e kandidatëve në bazë të meritës.
Sipas Qorrollit, përgjegjësia institucionale e këtij procesi është të sigurojë një procedurë të rregullt dhe të besueshme, në funksion të pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese dhe mbrojtjes së rendit kushtetues.

