HomeAktualeAGK-ja e dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt dhe shpreh solidaritet të plotë...

AGK-ja e dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt dhe shpreh solidaritet të plotë me të

spot_img

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është thellësisht i shqetësuar për kanosjen dhe rrezikimin e sigurisë fizike të gazetarit Lirim Mehmetaj, themelues i Vox Kosova.

AGK-ja e dënon në termat më të ashpër aktin e kanosjes së ndodhur mbrëmë, për të cilin është arrestuar ish-deputeti Gani Geci.

Sipas AGK-së, shprehja e mendimit të lirë për çështje me interes publik dhe për figura publike, përfshirë deputetët, është një e drejtë themelore në një shtet demokratik.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh mirënjohje për reagimin e shpejtë të Policisë së Kosovës dhe përkushtimin e Prokurorisë për ta trajtuar rastin me seriozitetin që meriton. AGK-ja, gjithashtu, i bën thirrje Policisë së Kosovës që të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë fizike të Mehmetajt dhe familjes së tij. Kanosja ndaj gazetarit Mehmetaj pasqyron klimën e vështirë në të cilën ushtrohet gazetaria në Kosovë dhe nevojën urgjente për t’i dhënë fund intimidimit të punonjësve të medias. Aktet e tilla përbëjnë një goditje të rëndë ndaj lirisë së medias dhe të drejtës së qytetarëve për t’u informuar”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Lajmet e Fundit

Presidentja Shiroka-Pula vizitoi familjet e krerëve të UÇK-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, sot ka vizituar familjet e Hashim Thaçit,...

Gjenerallejtënant Kilinç viziton Komandën e Forcave Tokësore të FSK-së

Komandanti i Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneral brigade Mehmet...

Hapet thirrja për nominimin e kandidatëve për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese

Komisioni i Posaçëm për përzgjedhjen e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së...

Ministria e Financave hap thirrjen për projektin 49.3 milionë euro për zhvillimin e sektorit financiar

Ministria e Financave ka ftuar kompanitë e kualifikuara të konsulencës që të shprehin interesimin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...