Gërvalla merr pjesë në ceremoninë e hapjes zyrtare të Konsullatës së Nderit të Letonisë në Kosovë
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, mori pjesë si e ftuar e nderit në ceremoninë zyrtare të hapjes së Konsullatës së Nderit të Republikës së Letonisë në Republikën e Kosovës.
Ministrja Gërvalla theksoi rëndësinë e hapjes së Konsullatës së Nderit të Letonisë në vendin tonë, duke vlerësuar në veçanti rolin e vazhdueshëm mbështetës të Letonisë në të gjitha proceset e shtet ndërtimit të Kosovës, ashtu si edhe aspiratave të integrimit euro-atlantik dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Rritja mëtejme e bashkëpunimit dypalësh në mes dy vendeve dhe në të gjitha fushat e interesit të përbashkët është synim i ynë i vazhdueshëm, theksoi ministrja Gërvalla.
Në ceremoninë zyrtare të hapjes së Konsullatës së Nderit, krahas shumë mysafirëve të ftuar ishin të pranishëm edhe Ambasadorja jorezidente e Letonisë, Elita Kuzma dhe Konsulli i Nderit i Republikës së Letonisë në Republikën e Kosovës, Ardian Hoxha.