HomeAktualeHoxhaj falënderon kongresmenët amerikanë: Kosova i takon NATO-s

Hoxhaj falënderon kongresmenët amerikanë: Kosova i takon NATO-s

spot_img

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përshëndetur rezolutën e paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së nga kongresmenët Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e cila mbështet integrimin e Kosovës në NATO.

Në një reagim publik, Hoxhaj e cilësoi këtë zhvillim si një sinjal të qartë politik nga Uashingtoni për orientimin strategjik të Kosovës.

“Ky është një mesazh i qartë se e ardhmja e Kosovës është në aleancën euroatlantike,” u shpreh Hoxhaj.

Ai theksoi se vendi ka humbur kohë të çmuar në rrugën drejt anëtarësimit në NATO, duke kritikuar mungesën e vullnetit politik në vitet e fundit.

“Cilado qeveri që do të kishte qenë në udhëheqje në këto 6 vitet e fundit, sot Kosova do të ishte anëtare e NATO-s,” deklaroi ai.

Sipas tij, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 7 qershorit, prioriteti kryesor i institucioneve të reja duhet të jetë integrimi në aleancën veri-atlantike.

“Qeveria e re duhet ta ketë prioritet absolut anëtarësimin në NATO,” përfundoi Hoxhaj.

Rezoluta e propozuar në Kongresin amerikan synon të rrisë mbështetjen politike për përfshirjen e Kosovës në strukturat euroatlantike, duke reflektuar një angazhim të vazhdueshëm të SHBA-së për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Në shkurt të këtij viti, Enver Hoxhaj ka marrë pjesë në një diskutim në Kongresin Amerikan, ku ka theksuar anëtarësimin e Kosovës në NATO si prioritet strategjik.

 

Lajmet e Fundit

OEK dhe Universiteti Publik “Kadri Zeka” diskutojnë për bashkëpunimin në kuadër të “Anamorava Economic Forum 2026”

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, zhvilloi një takim zyrtar me rektoren...

BASHKIM BAJOKU RENDITET I 5-TI NË KAMPIONATIN EVROPIAN

Boksieri i Kosovës, Bashkim Bajoku (55 kg), ka përfunduar në vendin e 5-të në...

Granit Rugova pranohet në programin prestigjioz FIBA NXT Leaders

Granit Rugova, Drejtor i Programeve dhe Projekteve Zhvillimore në Federatën e Basketbollit të Kosovës,...

Dardanët stërviten me intensitet maksimal për ndeshjen kundër Irlandës

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për...

Më të lexuarat

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...