HomeAktualeRama: Nuk më heshtni dhe nuk më ndalni, Prishtina nuk qeveriset me...

Rama: Nuk më heshtni dhe nuk më ndalni, Prishtina nuk qeveriset me kërcënime

spot_img

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me atë që i ka cilësuar si kërcënime ndaj tij nga deputetë dhe asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që t’i trajtojnë seriozisht këto kërcënime, duke ngritur shqetësime për pavarësinë e institucioneve të drejtësisë dhe ndikimin e mundshëm politik në punën e tyre.

Postimi i plotë:

PROKURORI, A PO I DËGJONI KËRCËNIMET QË BËHEN NË EMRIN TUAJ?!!

Kush e administron drejtësinë në këtë vend? Organet e pavarura të drejtësisë apo zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje?

Të dashur qytetarë,

Kërcënimet ndaj meje nuk janë asgjë e re. Ato vetëm sa janë intensifikuar kohëve të fundit nga deputetë dhe asambleistë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët marrin guximin të kërcënojnë në emër të shtetit dhe institucioneve të tij.

Prandaj, i ftoj publikisht organet e drejtësisë që të merren seriozisht me këto kërcënime dhe t’u japin përgjigje qytetarëve të Kosovës:

Ku ndodhet drejtësia në këtë vend? Në institucionet e pavarura të Republikës apo në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje?

Kush vendos për fatin, lirinë dhe sigurinë e secilit? Ligji dhe Kushtetuta apo vullneti politik i deputetëve të Vetevendosjes?

A janë institucionet e drejtësisë të pavarura në ushtrimin e mandatit të tyre, apo ato vihen në lëvizje sipas urdhrave dhe interesave partiake të VV-së?

Ju rikujtoj se askush nuk ka të drejtë të kërcënojë në emër të shtetit. Askush nuk ka të drejtë t’i përdorë institucionet si instrument presioni ndaj kundërshtarëve politikë, gazetarëve apo kujtdo që mendon ndryshe!

Mandatin tim nuk ma ka dhënë asnjë militant dhe asnjë zyrë pushteti. Ma kanë dhënë qytetarët e Prishtinës. Dhe para tyre jap llogari për përgjegjësinë që kam marrë.

Unë nuk kam hyrë në jetën publike për t’iu nënshtruar vullnetit të askujt. Kam marrë përgjegjësi për t’i shërbyer Prishtinës dhe qytetarëve të saj. Këtë përgjegjësi do ta ushtroj me vendosmëri, pa u zmbrapsur përballë asnjë presioni politik.

Prandaj, mos e ngatërroni qetësinë me dobësi. As përmbajtjen me frikë. Ta keni të qartë, nuk më HESHTINI dhe nuk më NDALNI!

Liria ime nuk fillon e nuk përfundojnë në zyrat tuaja!

Dhe mbajeni mend, Prishtina nuk qeveriset me kërcënime. Prishtina qeveriset me votën dhe besimin e qytetarëve të saj!

Lajmet e Fundit

Konjufca në Forumin 2000 në Pragë: Kosova dëshmi e suksesit të bashkëpunimit transatlantik

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, mori...

Aktgjykimi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë do të shpallet më 17 nëntor

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do ta shpallin më 17 nëntor aktgjykimin...

Seedorf do të jetë trajneri i ri i Corinthiansit

Ish-mesfushori i njohur, Clarencee Seedorf do të ketë një mision të vështirë, pasi Corinthians...

Enver Hoxhaj do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Berlin

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...