Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e radhës plenare të mbahet të enjten, më 15 tetor, duke filluar nga ora 10:00.
Kështu ka bërë të ditur kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila ka njoftuar se seanca do të nisë me deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.
Më pas, deputetët do të shqyrtojnë një sërë çështjesh që lidhen me sundimin e ligjit dhe funksionimin e institucioneve.
Në rend dite është shqyrtimi në lexim të dytë i Projektligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit, zgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, si dhe formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).
Haxhiu ka theksuar se Kuvendi duhet ta ushtrojë mandatin e tij me seriozitet, transparencë dhe përkushtim ndaj interesit publik.

