Bideni e quan Putinin “Bir k..ve”

Bideni e quan Putinin “Bir k..ve”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joseph Biden, e ka quajtur Putinin një “SOB të çmendur, që në anglisht i bie “Son of the bitch” apo “Bir k..ve”, në shqip.

Kjo ka ndodhur gjatë një aksioni për mbledhjen e fondeve në San Fracisko.

Ai paralajmëroi se ekziston gjithmonë kërcënimi i konfliktit bërthamor, por se kërcënimi ekzistencial për njerëzimin mbetet klima.

“Ky është kërcënimi i fundit ekzistencial. Është klima. Ne kemi një SOB të çmendur si ai djali, Putini dhe të tjerët dhe ne gjithmonë duhet të shqetësohemi për konfliktin bërthamor, por kërcënimi ekzistencial për njerëzimin është klima”, i tha Biden një grupi donatorësh.

Termin “SOB” nuk është hera e parë që kreu i Shtëpisë së Bardhë e përdorë.

Në janar 2022, ai u kap në mikrofon duke përdorur të njëjtin term ndaj një gazetari të Shtëpisë së Bardhë të Fox News, shkruan Reuters.