HomeAktualePolicia intensifikon kontrollet në Prishtinë, veturat kapen duke lëvizur deri në 197...

Policia intensifikon kontrollet në Prishtinë, veturat kapen duke lëvizur deri në 197 km/h

spot_img

Policia e Kosovës ka intensifikuar kontrollet ndaj tejkalimit të shpejtësisë në rrugët nacionale dhe rajonale të Rajonit të Prishtinës.

Sipas njoftimit të Policisë, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, po përdor automjete inteligjente për identifikimin e kundërvajtjeve në trafik.


Gjatë kontrolleve të fundit janë evidentuar raste të tejkalimit të shpejtësisë, ku në zonat me kufizim prej 80 km/h, disa automjete janë regjistruar duke lëvizur deri në 197 km/h.

Policia ka bërë të ditur se ndaj shkelësve do të zbatohen masa ligjore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

Njëkohësisht, u ka bërë thirrje shoferëve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe sinjalistikën rrugore, si dhe ta përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, veçanërisht gjatë natës. /Telegrafi/

Lajmet e Fundit

Konjufca në Forumin 2000 në Pragë: Kosova dëshmi e suksesit të bashkëpunimit transatlantik

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, mori...

Aktgjykimi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë do të shpallet më 17 nëntor

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do ta shpallin më 17 nëntor aktgjykimin...

Seedorf do të jetë trajneri i ri i Corinthiansit

Ish-mesfushori i njohur, Clarencee Seedorf do të ketë një mision të vështirë, pasi Corinthians...

Enver Hoxhaj do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Berlin

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...