Vinca: Nuk thuhet “zotëri”, por “zoti”, hoxhallarët e kanë imponuar ndryshimin

Vinca: Nuk thuhet “zotëri”, por “zoti”, hoxhallarët e kanë imponuar ndryshimin

Profesori Agim Vinca tha se t’i drejtohesh dikujt me “zotëri” është gabim, ai tha se duhet t’i thuhet “zoti”. Por këtë ndryshim tha e kanë imponuar hoxhallarët.

“Gjuha standarde mësohet është gjuhë e qytetërimit”, tha profesori Vinca në Pressing në T7, transmeton Express.

“Jemi të prirur t’i shkelim vlerat dhe e shkelim gjuhën shqipe në çdo mënyrë”, u shpreh ai.

Teksa profesori Vinca po fliste, iu drejtua autorit të Pressngut me “Zoti Kërquki”. Këtu ndërhyri analisti Shkëlzen Gashi, duke thënë “nuk është Zoti, po zotëri”.

E Vinca ia ktheu Gashit:  “Gabim është të thuhet zotëri, këtë e kanë imponu hoxhallarët”.