HomeAktualeMoti gjatë pesë ditëve të ardhshme

Moti gjatë pesë ditëve të ardhshme

spot_img

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar mot të ndryshueshëm gjatë periudhës 12–16 tetor, me vranësira, intervale me diell dhe reshje shiu. Sipas parashikimit, reshjet pritet të jenë më të pranishme të martën dhe të premten, ndërsa temperaturat do të pësojnë luhatje gjatë javës.

Të hënën, temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 18 gradë Celsius, ndërsa të martën do të ketë rënie të ndjeshme, me temperatura maksimale nga 7 deri në 12 gradë. Të mërkurën, temperaturat do të lëvizin nga 10 deri në 14 gradë, ndërsa të enjten pritet mot më i ngrohtë, me temperatura maksimale deri në 19 gradë Celsius. Të premten, temperaturat maksimale do të arrijnë nga 12 deri në 15 gradë.

Njoftimi i plotë:

INSTITUTI HIDROMETEOROLOGJIK I KOSOVËS
PARASHIKIMI I MOTIT PËR KOSOVË
12–16 TETOR 2026
Përmbledhje
Gjatë kësaj periudhe, vendi ynë do të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm, me vranësira, intervale me diell dhe reshje shiu, të cilat pritet të jenë veçanërisht të pranishme të martën dhe të premten. Temperaturat do të pësojnë luhatje, ndërsa era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja, me intensitet të ulët deri mesatar.
E hënë, 12 tetor 2026
Moti do të jetë i vranët, me intervale kohore me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6–9°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 13–18°C.
Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–3 m/s.
E martë, 13 tetor 2026
Do të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5–9°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 7–12°C.
Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1–6 m/s.
E mërkurë, 14 tetor 2026
Moti do të jetë i vranët, me intervale të herëpashershme me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4–6°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 10–14°C.
Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s.
E enjte, 15 tetor 2026
Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4–6°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 16–19°C.
Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s.
E premte, 16 tetor 2026
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të ndryshueshme. Gjatë ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat do të krijojnë kushte për reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3–6°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 12–15°C.
Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s.
⸻
Kushtet biometeorologjike
Ndryshimet e motit dhe luhatjet e temperaturave mund të ndikojnë në gjendjen e përgjithshme të organizmit, veçanërisht te personat e ndjeshëm ndaj ndryshimeve atmosferike. Temperaturat më të ulëta dhe moti me reshje mund të shkaktojnë shqetësime te personat me sëmundje kronike, ndërsa intervalet me diell dhe temperaturat relativisht të buta gjatë ditës do të krijojnë kushte të favorshme për aktivitete në ambient të hapur.
Rekomandohet përshtatja e veshjes sipas kushteve të motit, si dhe kujdes i shtuar gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes.
Kushtet agrometeorologjike
Reshjet e shiut që priten gjatë kësaj periudhe paraqesin një zhvillim të mirëpritur për bujqësinë dhe sektorët e tjerë të jetës. Ato do të kontribuojnë në lagështimin e tokës, plotësimin e nevojave ujore të kulturave bujqësore dhe përmirësimin e kushteve për mbirjen dhe zhvillimin fillestar të grurit dhe të kulturave të tjera vjeshtore.
Gjithashtu, reshjet do të ndihmojnë në rimbushjen e rezervave ujore në tokë, furnizimin e burimeve ujore dhe përmirësimin e kushteve për kullotat dhe vegjetacionin natyror. Pas një periudhe me mungesë reshjesh, ato mund të ndikojnë pozitivisht në zvogëlimin e stresit ujor te bimët dhe në përgatitjen e tokës për aktivitetet bujqësore sezonale.
Përveç përfitimeve në bujqësi, reshjet janë të rëndësishme për furnizimin me ujë, funksionimin e ekosistemeve natyrore dhe ruajtjen e ekuilibrit hidrologjik. Megjithatë, ndikimi i tyre do të varet nga sasia dhe shpërndarja hapësinore e reshjeve. Në zonat ku reshjet do të jenë më intensive, duhet të tregohet kujdes ndaj grumbullimit të ujit dhe erozionit të mundshëm të tokës.
Në përgjithësi, kushtet e parashikuara pritet të jenë të favorshme për vazhdimin e punimeve sezonale në bujqësi, veçanërisht për mbjelljen e grurit dhe të kulturave të tjera vjeshtore, aty ku lagështia dhe gjendja e tokës lejojnë punimin dhe mbjelljen në kohën optimale.

Lajmet e Fundit

Gjilani ndan rrugët me trajnerin Debatik Curri

Sport Club Gjilani ka njoftuar për përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Debatik Curri. Përmes një...

Kryetari Alban Hyseni thërret mbledhje urgjente pas dy ngjarjeve tragjike në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se të hënën në mëngjes...

Mehaj: Jemi të përgatitur për paqe dhe luftë, kemi kapacitete mbrojtëse

Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka deklaruar se Kosova është e përgatitur...

Vrasje në Pogragjë të Gjilanit, nuk dihen ende rrethanat

Një vrasje ka ndodhur të dielën në fshatin Pogragjë të Komunës së Gjilanit. Policia e...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...