HomeAktualeGjykata cakton një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e bashkëshortes...

Gjykata cakton një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e bashkëshortes dhe vëllait të saj

spot_img

Gjykata Themelore në Gjilan ka urdhëruar të dielën një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e bashkëshortes dhe vëllait të saj, si dhe plagosjen e një burri tjetër, në një rast që shkaktoi zemërim në Kosovë të premten.

I dyshuari, një 38-vjeçar me inicialet V.R., ishte vetëdorëzuar në Polici të premten pak kohë pasi dyshohet t’i ketë vrarë bashkëshorten e vet 27-vjeçare, vëllain e bashkëshortes, 31 vjeç, në fshatin Livoç i Ulët, në Gjilan.

Ai ngarkohet me dy vepra penale: vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, sipas autoriteteve.

Gjykata tha se palët kishin një mosmarrëveshje, motivet e së cilës vazhdojnë të mbetet të panjohura.

Sipas njoftimit, i dyshuari fillimisht dyshohet se e kishte qëlluar me armë zjarri bashkëshorten e tij, e cila ndodhej në ulësen e përparme të udhëtarit në veturën me të cilën po udhëtonin drejt shtëpisë së familjes së saj. Ai dyshohet se e kishte qëlluar nga afërsia, derisa vetë ishte duke e drejtuar veturën.

Ndërkohë, vëllai i bashkëshortes dhe dy persona të tjerë, të cilët po udhëtonin me një veturë tjetër, e kishin ndjekur atë me qëllim që të bisedonin për mosmarrëveshjen. Në hyrje të Livoçit të Ultë, ata e kishin tejkaluar veturën e të dyshuarit dhe ishin ndalur për ta pritur. Megjithatë, ai kishte vazhduar drejt Gjilanit, për t’u kthyer më pas nëpërmjet një rruge tjetër.

“Kur u kthye në vendin ku ndodhej vetura tjetër, i dyshuari e ndaloi automjetin pas saj, doli me armë në dorë dhe u tha tre personave: ‘unë jetën e humba se grujën e vrajta, edhe juve kam me ju vra’”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Më pas, ai dyshohet se hapi zjarr në drejtim të tyre. Njëri nga personat arriti të largohej pa u qëlluar, ndërsa tjetri u plagos rëndë dhe iku në oborrin e një shtëpie aty pranë.

Vëllai i bashkëshortes nuk arriti të largohej dhe mbeti i vrarë në vendin e ngjarjes, pasi i dyshuari qëlloi disa herë në drejtim të tij.

Gjykata tha se pas ngjarjes, i dyshuari e dërgoi veturën, brenda së cilës ndodhej trupi i pajetë i bashkëshortes, në oborrin e Spitalit Rajonal të Gjilanit, para hyrjes së emergjencës. Më pas, ai shkoi në polici dhe u dorëzua.

Të shtunën, Policia tha se në dy vende të ngjarjes sekuestroi katër fishekë, 21 gëzhoja dhe pesë predha, si dhe brenda veturës së të dyshuarit një revole, me të cilën dyshohet se ishte kryer vrasja.

Lajmet e Fundit

Gjilani ndan rrugët me trajnerin Debatik Curri

Sport Club Gjilani ka njoftuar për përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Debatik Curri. Përmes një...

Kryetari Alban Hyseni thërret mbledhje urgjente pas dy ngjarjeve tragjike në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se të hënën në mëngjes...

Mehaj: Jemi të përgatitur për paqe dhe luftë, kemi kapacitete mbrojtëse

Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka deklaruar se Kosova është e përgatitur...

Moti gjatë pesë ditëve të ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar mot të ndryshueshëm gjatë periudhës 12–16 tetor, me...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...