Tri ndeshje në elitë, vëmendja tek derbi Drita-Ballkani
Sot zhvillohen tri ndeshje interesante në Superligën e Kosovës në futboll, me derbin mes Dritës dhe Ballkanit.
Nga ora 21:00, skuadra nga Gjilani e pret në shtëpi në stadiumin me bari sintetik, kampionin aktual, Ballkanin nga Suhareka.
Në këtë ndeshje gjyqtari kryesor do të jetë, Ilir Mehmeti, me asistentët e tij: Fatlum Berisha dhe Altin Zhegrova.
Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Feronikelit ’74 dhe Gjilanit, e cila zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Kurse takimi i tretë në program sot është ai mes Prishtinës dhe Malishevës, e cila zhvillohet në Lipjan në stadiumin “Sami Kelmendi”.
Gjyqtari kryesor në këtë duel është Genc Nuza, me asistentët e tij, Fatmir Sekiraqa dhe Meriton Berisha.