HomeSportZbulimi i kampionit të botës: 80% e futbollistëve profesionistë bëjnë dush me...

Zbulimi i kampionit të botës: 80% e futbollistëve profesionistë bëjnë dush me të brendshme

spot_img

Ish-kampioni i botës me Gjermaninë, Christoph Kramer, ka zbuluar një ndryshim interesant në zakonet e futbollistëve profesionistë në dhomat e zhveshjes.

Sipas Kramerit,ndërsa dikur ishte normale që futbollistët të bënin dush tërësisht të zhveshur, sot situata është krejt ndryshe. Ai thotë se rreth 80% e futbollistëve profesionistë bëjnë dush me bokserka, shkruan 20Minuten, transmeton Telegrafi.


Kramer, i cili u shpall kampion bote me Gjermaninë në vitin 2014, tregoi në një podcast se ky ndryshim është bërë veçanërisht i dukshëm gjatë viteve të fundit të karrierës së tij.

Ai e lidh këtë kryesisht me ndryshimin e brezave. Sipas tij, në fund të karrierës, kur rreth 12 futbollistë bënin dush njëkohësisht, zakonisht vetëm dy prej tyre ishin tërësisht të zhveshur dhe ata ishin kryesisht mbi 30 vjeç.

Deklaratat e Kramerit kanë ngjallur vëmendje në mediat gjermane, pasi tregojnë një ndryshim të dukshëm në kulturën e dhomave të zhveshjes së futbollit profesionist./Telegrafi/

Lajmet e Fundit

Gjilani ndan rrugët me trajnerin Debatik Curri

Sport Club Gjilani ka njoftuar për përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Debatik Curri. Përmes një...

Kryetari Alban Hyseni thërret mbledhje urgjente pas dy ngjarjeve tragjike në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se të hënën në mëngjes...

Mehaj: Jemi të përgatitur për paqe dhe luftë, kemi kapacitete mbrojtëse

Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka deklaruar se Kosova është e përgatitur...

Moti gjatë pesë ditëve të ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar mot të ndryshueshëm gjatë periudhës 12–16 tetor, me...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...