Përplasen Raci dhe Kajtazi: Për cilën vrasje e kom akuzu Hashim Thaçin? Dil jashtë, mos manipulo -VIDEO

Përplasen Raci dhe Kajtazi: Për cilën vrasje e kom akuzu Hashim Thaçin? Dil jashtë, mos manipulo -VIDEO

Opinionistët Vehbi Kajtazi dhe Gazmir Raci kanë pasur një përballje të ashpër mes vete gjatë emisionit Rubikon në Klan Kosova, ku po diskutohej tema se çfarë opozite ka përballë Vetëvendosja.

Ishte Kajtazi ai që fillimisht adresoi kritika ndaj pushtetit aktual, gjë që e bëri Racin të pyeste se pse ishte kaq i nxehur Kajtazi.

“Jom nxe se i ke shërby Hashim Thaçit, e sot vjen ma mbrron këtu Albin Kurtin”, i kthehet Kajtazi.

Më pas Raci i kundërpërgjigjet: “Ti Hashim Thaçin e ke akuzuar për vrasje. Tani nuk e di se cilit t’i besoj unë”.

Kjo e nervozoi tej mase Kajtazin, i cili nuk pranonte që të vazhdohet emisioni pa iu përgjigjur fillimisht Raci se për cilën vrasje e ka akuzuar ai Thaçin.

“Mos rrej, ama fjalën, për cilin rast? Me trego se kur e kam akuzuar dhe për cilën vrasje!”, e pyeste vazhdimisht Kajtazi Racin.

Për ta parë debatin e plotë, klikoni në videon e mëposhtme: