BE-ja tha se është “e indinjuar” nga vdekja e politikanit të opozitës dhe shtoi se “përgjegjësia përfundimtare i takon presidentit Putin dhe autoriteteve ruse”.
Ajo bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar të rrethanave të vdekjes së papritur të Navalnyt.
“BE-ja nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të kërkuar llogari nga lidershipi politik dhe autoritetet ruse, në koordinim të ngushtë me partnerët tanë”, tha blloku.
Ai, po ashtu, bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të disa qindra njerëzve që u arrestuan teksa kujtonin Navalnyn në disa qytete të Rusisë.