HomeSportGjykata merr vendimin ndaj Granit Xhakës

Gjykata merr vendimin ndaj Granit Xhakës

spot_img

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, është dënuar me gjobë me kusht për sigurimin e një certifikate të rreme të COVID-19.

34-vjeçari e bëri të ditur vetë vendimin përmes një postimi në Instagram, raporton media zvicerane “Bluewin”, transmeton Klankosova.tv.

Sipas aktgjykimit të shkurtuar, Xhaka është dënuar me 50 ditë-gjobë, me nga 3 mijë franga zvicerane për secilën, ndërsa periudha e kushtit është dy vjet.

Kjo do të thotë se Xhaka nuk do ta paguajë gjobën, nëse gjatë kësaj periudhe nuk kryen shkelje të tjera. Ai tashmë ka paguar shpenzimet gjyqësore.

“E pranoj vendimin dhe marr përgjegjësinë”, shkroi Xhaka, duke shtuar se më herët kishte dhënë një deklaratë të plotë në prokurori.

Kapiteni i Zvicrës kishte folur publikisht për akuzat disa javë më parë. Pas vendimit, ai falënderoi mbështetësit për mesazhet që kishte marrë gjatë kësaj periudhe.

Lajmet e Fundit

Parashikimi i motit për të premten

Të premten parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të kemi rrebeshe lokale...

Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen më të dashuruar se kurrë në ndeshjen e Yankees

Dua Lipa dhe Callum Turner kanë treguar se ende po shijojnë emocionet e muajve...

Mbeturinat “pushtojnë” rrugën “Dardania” të Fushë Kosovës

Mbeturinat kanë “pushtuar” rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë. Në redaksinë e Klankosova.tv kanë arritur ankesa...

Ceferin kandidon edhe për një mandat në krye të UEFA-s

Aleksander Ceferin do të kandidojë për një mandat të katërt si president i UEFA-s. Slloveni,...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...