Aleksander Ceferin do të kandidojë për një mandat të katërt si president i UEFA-s.
Slloveni, i cili u zgjodh për herë të parë në vitin 2016, ua konfirmoi vendimin drejtuesve të federatave kombëtare, raporton Klan Kosova.
Ceferin do të synojë të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2031, nëse rizgjidhet në kongresin e vitit të ardhshëm në Astana.
Ai më herët kishte deklaruar se nuk do të rikandidohej pas përfundimit të mandatit të tretë në vitin 2027.
Vendimi vjen në një periudhë tensioni mes UEFA-s dhe presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.
UEFA po kërkon gjithashtu një kandidat alternativ për zgjedhjet e ardhshme presidenciale të FIFA-s.

