Gani Sejdiu emërohet trajner i Drenicës
Klubi i futbollit Drenica ka njoftuar se e ka emëruar Gani Sejdiu kryetrajner të ekipit.
Ish trajneri i Renoves në Maqedoni, pastaj shumë skuadrave kosovare si Trepca 89, Feronikeli, Besa, Ballkani, Vëllaznimi, e Phoenix, Gani Sejdiu ka arritur marrëveshje për 18 muaj me klubin drenicak.
“Pas nderprerjes së bashkëpunimit me trajnerin Bashkim Idrizi, Bordi i KF Drenica, kanë vendosur unanimisht për ta emëruar kryetrajner të skuadrës, Gani Sejdiun”, thuhet në njoftim.
Sejdiu është emër i njohur në futbollin kosovar pasi ka qenë kampion i Kosovës, fitues i Kupës së Kosovës, fitues i Superkupës së Kosovës.