Pedro Rodriguez ka vendosur t’i japë fund karrierës në futbollin profesionist në moshën 39-vjeçare.
Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Chelseat mbeti lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Lazion më 30 qershor, por ka refuzuar mundësinë për t’u rikthyer në Spanjë, përfshirë ofertën e mundshme nga Tenerife.
Pedro largohet nga futbolli me një karrierë të jashtëzakonshme, gjatë së cilës fitoi 26 trofe.
Me Barcelonën fitoi tri Liga të Kampionëve dhe pesë tituj të La Ligës, ndërsa me Spanjën u shpall kampion bote në vitin 2010 dhe kampion Europe në vitin 2012. Me Lazion zhvilloi 209 ndeshje dhe shënoi 39 gola

