
Kartmonedhat e mëdha: Mbi 180 mijë ”lejla” u dorëzuan në BQK
Para si këto u numëruan shumë nga 1 shkurti i këtij viti në Kosovë.
Madje plot 180 mijë e 500 copë kartëmonedha në vlerë 500 euroshe, u depozituan deri më 16 shkurt nga qytetarët nëpër bankat komerciale e më pas në Bankën Qendrore të Kosovës.
Kjo si shkak i Rregullores për Operacione me Paratë Gatshme, që parasheh tërheqjen e kësaj bankënote nga qarkullimi.
Një praktikë e tillë sipas ekonomistëve, në botë ka nis së zbatuari moti.
Shuma prej 90 milionë e 250 mijë eurosh që u deponua në 500-she nga kosovarët, është e lartë për ish-anëtarin e bordit të BQK-së, dhe paraqet shkallën e asaj që quhet ekonomi e hirtë.