Medvedev kërcënon perëndimin me luftë nukleare
Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, ka kërcënuar sërish perëndimin me një luftë nukleare nëse Rusia do të shtyhet sërish tek kufijtë e 1991. Në një postim në Telegram, zv.presidenti aktual i Këshillit të Sigurisë në Rusi, përsërit se “fuqitë nukleare nuk e humbasin kurrë luftën” për sa kohë mbrojnë vendin e tyre.
Duke i kthyer Ukrainës kufijtë e vjetër, argumenton ai, do të ishte në kontradiktë me kushtetutën ruse, veçanërisht që nga aneksimi i territoreve të fituara të Ukrainës lindore dhe Krimesë si një pjesë integrale e Rusisë.
“Dhe tani vijmë tek çështja madhore: a e besojnë në të vërtetë këta idiotë (në perëndim) se populli rus do të pranonte një denigrim të vendit të tyre?” shkruan Medvedev.
Sipas Medvedev, këto dhe të tjera “vende të bukura historike kanë qenë që më parë të përfshira në shënjestrën e treshes nukleare ruse”, raketa ndër-kontinentale, raketa nënujore dhe bombardues strategjik me bombë nukleare.