HomeTeknologjiSHBA dhe Kina në garë për teknologjinë e së ardhmes

SHBA dhe Kina në garë për teknologjinë e së ardhmes

spot_img

Kina bllokoi blerjen e planifikuar të startup-it të inteligjencës artificiale Manus nga kompania amerikane Meta.

Autoriteti përgjegjës për shqyrtimin e sigurisë së investimeve të huaja e ndaloi marrëveshjen dhe u kërkoi palëve ta anulojnë transaksionin, njoftoi Komisioni Kombëtar për Zhvillimin dhe Reformat.

Ky vendim nxjerr në pah përpjekjet e Republikës Popullore të Kinës për të parandaluar largimin e talenteve dhe teknologjisë drejt SHBA-së. Të dy vendet janë në garë për udhëheqje në teknologjinë e së ardhmes, inteligjencën artificiale.

Drejtuesit nuk duhet të largohen nga Kina

Meta, kompania mëmë e platformave sociale si Facebook, WhatsApp dhe Instagram, kishte njoftuar në dhjetor blerjen e startup-it Manus. Çmimi i blerjes pritej të ishte mbi dy miliardë dollarë.

Pekini e sheh këtë çështje të ndjeshme nga pikëpamja e sigurisë. Sipas raportimeve, gjatë shqyrtimit të ofertës disa drejtues kryesorë të kompanisë u penguan përkohësisht të largoheshin nga Kina. Ndër ta ishte edhe bashkëthemeluesi Xiao Hong.

Selia e kompanisë zhvendoset në Singapor

Startup-i Manus konsiderohet si specialist në të ashtuquajturit “agjentë të inteligjencës artificiale”. Këto programe nuk kufizohen vetëm në përgjigjen e pyetjeve, por mund të kryejnë edhe detyra më komplekse me ndërhyrje minimale njerëzore.

Zanafilla e kompanisë ishte në Kinë, por më vonë ajo e zhvendosi selinë e saj në Singapor. Nga mediat shtetërore ajo konsiderohet si “DeepSeek i ardhshëm”. Kompania kineze e softuerit DeepSeek tërhoqi vëmendje në mbarë botën në fillim të vitit 2025 pas publikimit të një sistemi të fuqishëm të inteligjencës artificiale./DW

Lajmet e Fundit

Molliqaj: Faji për zgjedhje është i Kurtit, Kosova s’ka opozitë – PSD synon Kuvendin

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se kriza politike që e ka...

Komuna e Mitrovicës shpërndanë shporta të mbeturinave 

Në vazhdën e aktiviteteve të Drejtorisë së Mbrojtjes së Mjedisit,përmbyllet muaji me shpërndarjen e...

Raporti për Specialen, Behrami: Kthesa më e madhe për procesin e Hagës

Ish-deputeti Artan Behrami duke e komentuar ketë raport, ka theksuar se kjo është kthesa...

Më të lexuarat

Degjenerimi total i politikës dhe mediave në Kosovë

Shkruan: Shyqyri Haxha Kjo që po ndodh në Kosovë nuk është më thjesht krizë politike,...

Kryeministri në plus, shoqëria në borxhe deri në fyt

Shkruan: Besa Ismaili, ish deputete e Kuvendit Në Kosovë, ekonomia e familjeve mbahet mbi kredi,...

Stabilizimi institucional e politik, parakusht për sigurinë kombëtare

Shkruan: Hisen Berisha (Kosova nuk përballet vetëm me krizë të brendshme politike, por me një...