HomeAktualeKapsula Artemis II është kthyer në Florida pas fluturimit historik rreth Hënës

Kapsula Artemis II është kthyer në Florida pas fluturimit historik rreth Hënës

spot_img

Kapsula e NASA-s Orion, e cila me katër astronautë rrethoi Hënën, është kthyer të martën në Qendrën Hapësinore Kennedy në Florida, pothuajse një muaj pas lëshimit të misionit Artemis II.

Pas uljes në Oqeanin Paqësor më 10 prill, kapsula u transportua nga San Diego në Cape Canaveral. Inxhinierët tani do të kryejnë një inspektim të detajuar të mburojës termike dhe pjesës tjetër të sistemeve, për të përgatitur fazën e radhës të programit, përfshirë demonstrimin e ankorimit të misionit Artemis III në orbitën rreth Tokës vitin e ardhshëm, raporton Telegrafi.

Nga kapsula do të hiqen njësitë elektronike që do të riciklohen, si dhe pajisjet kërkimore të përdorura gjatë fluturimit gati dhjetëditor. Anija kozmike e quajtur Integrity, sipas zgjedhjes së ekuipazhit amerikano-kanadez, ka funksionuar kryesisht pa probleme të mëdha, përveç disa defekteve në tualet.

Ekuipazhi përbëhej nga komandanti Reid Wiseman, piloti Victor Glover, Christina Koch dhe astronauti kanadez Jeremy Hansen. NASA bën të ditur se astronautët pas misionit kanë kaluar kontrolle mjekësore dhe testime shtesë, dhe tani u është dhënë pushim.

Wiseman javën e kaluar publikoi në rrjetin X një video nga plazhi dhe shkroi se “e kam pritur këtë moment. Kam shumë gjëra në mendje që duhet t’i përpunoj dhe shumë pak prej tyre lidhen me largimin nga planeti. Sot është hapi im i parë. Asnjëherë në jetën time nuk kam ndjerë një qetësi si kjo”.

Artemis II ishte misioni i parë me njerëz drejt Hënës pas Apollo 17 në vitin 1972. Artemis III do të përdorë një kapsulë të re dhe një ekuipazh të ri, i cili në orbitën rreth Tokës do të kryejë ushtrime ankorimi me zbarkuesit hënorë që po zhvillohen nga SpaceX dhe Blue Origin, gjë që mund të hapë rrugën për zbritjen e dy astronautëve në Hënë që në vitin 2028. 

Lajmet e Fundit

Policia e Kosovës certifikon 21 operatorë të rinjë të Drejtorisë së Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë

Me datën 4 shtator 2026 në ambientet e Qendrës së Njësive Speciale “Enver Zymeri”,...

OKB-ja miratoi hartën e re të botës

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar për miratimin e një harte...

Kusari-Lila beson se do të ketë vazhdimësi të suksesshme të konstituimit të Kuvendit

Deputetja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, thotë se beson se vazhdimi i seancës...

Erblin Osmani zgjedh Kosovën, talenti i Bayern Munichut do të luajë për Dardanët

Erblin Osmani do të luajë për Kosovën. Lajmin e madh e ka konfirmuar sot...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...