Këngët dhe vallet shqiptare jehuan në koncertin që u mbajt për nder të Pavarësisë
Në Shtëpinë e Kulturës “Xhavit Haziri” në Obiliq, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, së bashku me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore nga Shqipëria dhuruan emocion për të gjithë të pranishmit me performancën e tyre.
Audienca e pranishme shijoi performancën e bukur të artistëve dhe programin e pasur artistik me këngë e valle nga trojet shqiptare.
Në koncert ishin të pranishëm ministri Hajrulla Çeku, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda
Bogujevci, biri i komandantit legjendar Adem Jashari, Lulzim Jashari, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Petrit Malaj, kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi dhe personalitete të tjerë nga jeta politike e kulturore në vend.