Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar të shtunën pasdite stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri”, në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Austrisë në kuadër të Ligës së Kombeve.
“Dardanët” kanë përmbyllur përgatitjet para përballjes me austriakët, me gjithçka tashmë gati për ndeshjen e radhës.
Ndeshja Kosovë–Austri do të zhvillohet të dielën, më 4 tetor, në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 18:00.

