Kapiteni i ri i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Austrisë në Ligën e Kombeve.
Sulmuesi dardan mungoi në barazimin 0-0 ndaj Izraelit në xhiron e kaluar.
“Pas ndeshjes me Austrinë pata një shqetësim, sepse para një muaji e gjysmë jam lënduar në klub dhe si rrjedhojë mungova ndaj Izraelit”, tha Muriqi në konferencë për media.
“Sot do të stërvitem dhe nesër jam gati për lojë”, vijoi ai.

