16-vjetori i pavarësisë, ngritët solemnisht flamuri para objektit të Qeverisë

16-vjetori i pavarësisë, ngritët solemnisht flamuri para objektit të Qeverisë

Para objektit të Qeverisë së Kosovës është bërë ngritja solemne e flamurit të Republikës së Kosovës në 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, raporton Ekonomia Online.

Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë uruar 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ndërsa vlerësuan përpjekjet rezistente për një Kosovë të pavarur, krerët shtetëror u shprehën falënderues edhe ndaj aleatëve ndërkombëtarë “që ndihmuan në ndërtimin e shtëpisë sonë të përbashkët – Republikë e Kosovës”.