HomeAktualeVjosa Osmani drejt rikthimit në LDK? Sokol Haliti

Vjosa Osmani drejt rikthimit në LDK? Sokol Haliti

spot_img

Sokol Haliti, kryetar i komunës së Vitisë nga LDK-ja, foli në Edicionin Special të Klan Kosova në lidhje me atë që po duhet përbashkimin e madh të partisë.

“Të gjithë LDK-istat, që kanë vetëdije shtetërore, ata që i mundon kjo situatë e tanishme… Dua të shoh pozitivitet në përbashkimin tonë të madh që do ta bëjmë, që lideri ynë e ka proklamuar së fundmi. Është obligim shtetëror, qytetar, politik e partiak që të gjithë ne të përbashkohemi dhe të rikthehemi në funksion të shërbimit për qytetar, për shtetin, për formimin e institucioneve, në mënyrë që t’i japim vendin institucione kredibile, që nuk do të thotë me qenë njëpartiake dhe autoritare”, tha Haliti.

Ai u shpreh i bindur se LDK-ja do të bëjë rikthim të madh nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Shumë shpejt, ditët në vijim, do ta shohin të gjithë se çka do të thotë përbashkimi i madh, do të jetë rikthimi i të gjithë atyre që kanë dalë nga LDK, aktivizimi i të gjithë atyre që janë pasivë në LDK, pajtimi i të gjithë atyre që vërtetë kanë pasur hatërmbetje kohëve të fundit. Edhe mërgata besoj se do ta përkrahë fuqishëm. Ka zëra kohët e fundit që vërtetë do të rikthehen fuqishëm pranë një programi qeverisës që i ndihmon Kosovën në rikthimin në binarët e orientimeve euroatlantike dhe zhvillimit ekonomik”, u shpreh Sokol Haliti.

Lajmet e Fundit

KQZ diskuton për sfidat e zgjedhjeve të vitit 2025 dhe zgjedhjet e ardhshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoi punëtori me Zyrtarët Ekzekutiv të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve...

PDK: Gjetjet e organizatës ndërkombëtare për Gjykatën Speciale, alarm për padrejtësitë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësimin e thellë lidhur me gjetjet e raportit...

Molliqaj: Faji për zgjedhje është i Kurtit, Kosova s’ka opozitë – PSD synon Kuvendin

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se kriza politike që e ka...

Komuna e Mitrovicës shpërndanë shporta të mbeturinave 

Në vazhdën e aktiviteteve të Drejtorisë së Mbrojtjes së Mjedisit,përmbyllet muaji me shpërndarjen e...

Më të lexuarat

Degjenerimi total i politikës dhe mediave në Kosovë

Shkruan: Shyqyri Haxha Kjo që po ndodh në Kosovë nuk është më thjesht krizë politike,...

Kryeministri në plus, shoqëria në borxhe deri në fyt

Shkruan: Besa Ismaili, ish deputete e Kuvendit Në Kosovë, ekonomia e familjeve mbahet mbi kredi,...

Stabilizimi institucional e politik, parakusht për sigurinë kombëtare

Shkruan: Hisen Berisha (Kosova nuk përballet vetëm me krizë të brendshme politike, por me një...