HomeSport​Kuqezinjtë sot kërkojnë fitoren ndaj Finlandës

​Kuqezinjtë sot kërkojnë fitoren ndaj Finlandës

spot_img

Finlanda dhe Shqipëria do të përballen sot në një ndeshje të rëndësishme të Grupit 1 të Ligës C, në kuadër të edicionit 2026/27 të Ligës së Kombeve.

Shqipëria hyn në këtë përballje nga pozita e lideres së grupit, me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve. Kuqezinjtë kanë regjistruar dy fitore, fillimisht 2-0 ndaj Bjellorusisë dhe më pas 3-0 kundër San Marinos.

Në anën tjetër, Finlanda ka grumbulluar katër pikë dhe renditet e dyta. Finlandezët e nisën kampanjën me një fitore të thellë 7-0 ndaj San Marinos, ndërsa në ndeshjen e fundit barazuan 0-0 me Bjellorusinë.

Historikisht, Finlanda ka avantazh në përballjet direkte. Nga shtatë ndeshjet e zhvilluara mes dy kombëtareve, finlandezët kanë fituar katër, Shqipëria dy, ndërsa një takim ka përfunduar në barazim.

Megjithatë, Shqipëria ka hyrë në këtë edicion me formë të mirë dhe pas dy fitoreve radhazi kërkon të vazhdojë serinë pozitive edhe në transfertën ndaj Finlandës.

Në repartin ofensiv, kuqezinjtë pritet të mbështeten te Rey Manaj, ndërsa Myrto Uzuni dhe Anis Mehmeti pritet të kenë gjithashtu rol të rëndësishëm.

Ndeshja Finlandë–Shqipëri zhvillohet sot, nga ora 15:00.

Lajmet e Fundit

Donna Dafi sjell videoklipin e ri “Good Morning”, himnin që zgjon fuqinë e çdo gruaje

Artistja me rrënjë shqiptare Donna Dafi publikon videoklipin “Good Morning”, një këngë për ringritjen,...

Nëse s’ka marrëveshje, OVL-UÇK paralajmëron tubim për të hënën para Kuvendit

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka paralajmëruar përshkallëzim të veprimeve nëse deri...

Kosova kryen përgatitjet e fundit për ndeshjen me Austrinë – rikthehet Vedat Muriqi

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar të shtunën pasdite stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil...

Vjen lajmi fantastik, Muriqi i gatshëm për Austrinë

Kapiteni i ri i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë i gatshëm për ndeshjen...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...