Kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës, Nora Rraci, u prit në takim nga Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila.
Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe për mundësitë e mbështetjes së përbashkët në funksion të zhvillimit ekonomik dhe avancimit të shërbimeve të Postës së Kosovës.
Në fokus të veçantë ishte roli i Postës së Kosovës në mbështetjen e bizneseve, veçanërisht të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përmes shërbimeve postare dhe logjistike. Në këtë drejtim, u vlerësua rëndësia e bashkëpunimit me Ministrinë për krijimin e mundësive të reja dhe për avancimin e mëtejshëm të shërbimeve që ofron Posta e Kosovës.
Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për bashkëpunimin, Kryeshefja Ekzekutive, znj. Nora Rraci, i dhuroi Ministres Kusari-Lila një dhuratë simbolike nga programi filatelik i Postës së Kosovës, “Bukuritë Natyrore të Kosovës”.
Posta e Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e bashkëpunimit me institucionet publike dhe për zhvillimin e shërbimeve që kontribuojnë në mbështetjen e qytetarëve dhe bizneseve në vend.

