Hoxhaj udhëton për Mynih, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, e cila fillon sot.
Aty marrin pjesë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.
Konferenca e Sigurisë në Mynih, është një prej konferencave me të rëndësishme sa i përket sigurisë globale. Liderë botërorë marrin pjesë çdo vit.