HomeSportKosova përballë Izraelit, “Dardanët” synojnë rikthimin te fitorja

Kosova përballë Izraelit, “Dardanët” synojnë rikthimin te fitorja

spot_img

Kosova do të zbresë sot në fushë për ndeshjen e tretë të Ligës B të Ligës së Kombeve, ku do të përballet me Izraelin.

Përballja do të zhvillohet në Hungari, ndërsa “Dardanët” synojnë të rikthehen te fitorja pas humbjes ndaj Austrisë.

Kosova e nisi këtë edicion me fitore 1:0 ndaj Irlandës, ndërsa në ndeshjen e dytë pësoi humbje 3:1 në udhëtim te Austria.

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka vlerësuar cilësitë e kundërshtarit, pavarësisht rezultateve të tij në dy ndeshjet e para.

“Natyrisht që Izraeli është skuadër shumë e fortë, pavarësisht rezultateve që i ka treguar në dy ndeshjet e fundit. Kanë futbollistë shumë të mirë, në aspektin teknik janë shumë të shpejtë, siç janë Manor Solomon dhe Oscar Gloukh. Prandaj presim ndeshje shumë të fortë, por normalisht që ne do të luajmë sa më agresiv që të mundemi në këtë përballje”, ka deklaruar mes tjerash Foda.

Lajmet e Fundit

Gallapeni: Jemi gati, shpresoj se do të dalim me rezultat pozitiv ndaj Izraelit

Dion Gallapeni ka thënë që Kosova është gati për ndeshjen kundër Izraelit. Ai tha se...

8 futbollistë të rinj startojnë sonte për Kosovën

Futbollistët e Kosovës janë gati për sfidën kundër Izraelit. Nga Debreceni, gazetari i Klan Kosovës...

Icardi pa ekip, por nuk shqetësohet për të ardhmen

Mauro Icardi është pa klub që prej 30 qershorit, kur i skadoi kontrata me...

Abdixhiku takon deputetin gjerman Hofreiter, diskutojnë rrugën evropiane të Kosovës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim kryetarin e Komisionit për Çështjet...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...