HomeAktualeBordi i AKK-së diskuton sfidat financiare të komunave – alarm për kontratën...

Bordi i AKK-së diskuton sfidat financiare të komunave – alarm për kontratën kolektive

spot_img

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) mbajti takimin e parë pas Kuvendit të AKK-së, ku u miratuan njëzëri raportet e punës dhe financiare për vitin 2025, si dhe Plani i Punës dhe Buxheti për vitin 2026.

Megjithatë, vëmendja kryesore e diskutimit u përqendrua te sfidat serioze financiare me të cilat po përballen komunat.

Kontrata kolektive vazhdon të mbetet sfida më e madhe për pushtetin lokal. Sipas vlerësimeve të AKK-së, vetëm në 4 muajt e parë të vitit 2026, komunave të Kosovës u janë marrë rreth 55 milionë euro përmes vendimeve gjyqësore, ndërsa që nga viti 2022, kjo shumë ka tejkaluar 344 milionë euro.

Kjo situatë po ndikon drejtpërdrejt në: • uljen drastike të investimeve kapitale; • kufizimin e mjeteve për mallra dhe shërbime; • reduktimin e subvencioneve për qytetarët

Anëtarët e Bordit vlerësuan se, nëse kjo situatë vazhdon, komunat do të kenë mundësi shumë të kufizuara për zhvillim dhe përmirësim të shërbimeve publike gjatë vitit 2026.

AKK do të vazhdojë avokimin e fuqishëm për një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme, në mënyrë që komunat të mos penalizohen për obligime që nuk janë krijuar nga vetë ato.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...