Nicholas Abbott takimin e fundit si ambasador e përmbyll me Osmanin
Nicholas Abbott ka mbajtur takimin e fundit në cilësinë e ambasadorit britanik në Prishtinë, pasi ai tashme ka përfunduar mandatin si ambasador në vendin tonë.
Takimin e fundit si ambasador ai e ka zhvilluar me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin.
“Takimi im i fundit lamtumirës ishte natyrisht me presidentin Vjosa Osmani dhe një moment për të reflektuar në thellësinë dhe gjerësinë e partneritetit gjatë mandateve tona. Mua më bashkuan fituesit mbresëlënës të konkursit ‘Bëhu Ambasador për një ditë’. Presidentja ndau këshillat e saj me gratë e reja dhe diskutuam idetë e tyre për përmirësimin e barazisë gjinore në Kosovë. Kjo mbetet një sfidë për të dy kombet tona, por edhe një zonë ku mund të mësojmë nga njëri-tjetri, duke ndërtuar një marrëdhënie të veçantë”, ka shkruar Abbott në “Facebook”.