Senatorja e Nju-Jorkut propozon rezolutë për 17 Shkurtin
Senatorja e Nju-Jorkut, Jessica Scarcella-Spanton, ka bërë të ditur se ka propozuar një rezolutë në Senatin amerikan të Shtetit për të përkujtuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Ajo në platformën X është shprehur se është thellësisht e nderuar me këtë.
“Është një dëshmi e qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë së jashtëzakonshme të popullit kosovar, i cili ka tejkaluar sfida të shumta që na çojnë në këtë ngjarje”, ka thënë Scarcella-Spanton