HomeAktualeLugina shpëtohet me ekonomi, investime dhe punë - AKB dhe bizneset shqiptare...

Lugina shpëtohet me ekonomi, investime dhe punë – AKB dhe bizneset shqiptare bashkojnë forcat në Bujanoc

spot_img

Në kuadër të Edicionit të 4-të të Konferencës “Ekonomia shpëton Luginën e Preshevës”, të organizuar nga Unioni i Afaristëve për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, vizitoi Komunën e Bujanocit së bashku me një delegacion të gjerë të komunitetit të biznesit.

Në delegacion morën pjesë përfaqësues të AKB-së, Unioni i Afaristëve për PBM, Rrjetit Global të Bizneseve, bizneseve nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dhe shumë nga EU me një mesazh të qartë: zhvillimi ekonomik, investimet dhe bashkëpunimi i biznesit janë ndër shtyllat kryesore për një të ardhme më të mirë të Luginës së Preshevës.

Gjatë vizitës në Komunën e Bujanocit, u diskutua për mundësitë konkrete të investimeve, bashkëpunimit ndërmjet bizneseve, hapjes së vendeve të punës, zhvillimit të ndërmarrjeve dhe lidhjes së Luginës së Preshevës me tregjet e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe më gjerë.

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, u bëri thirrje bizneseve shqiptare nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora që ta shohin Bujanocin si një hapësirë të përbashkët për investime dhe zhvillim.

“Bujanoci është shtëpia juaj. Secili prej jush që vjen këtu për të investuar, për të hapur një biznes apo për të krijuar vende pune, duhet ta ndiejë veten në shtëpinë e vet. Ne i mirëpresim investimet dhe partneritetin tuaj, sepse vetëm përmes zhvillimit ekonomik dhe vendeve të reja të punës mund ta ndalim migrimin e madh dhe t’u krijojmë të rinjve perspektivë për të jetuar dhe punuar këtu”, u shpreh Arbër Pajaziti.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, theksoi se Lugina e Preshevës nuk ka nevojë vetëm për deklarata, por për investime, kapital, vende të reja pune dhe partneritete konkrete ekonomike.

“Ekonomia është ura që lidh njerëzit, bizneset dhe tregjet. Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë aktive e zhvillimit ekonomik rajonal. Kur biznesi bashkohet, krijohen mundësi, vende pune dhe perspektivë për të rinjtë”, tha ai.

AKB-ja vlerëson se Kosova, Shqipëria, Lugina e Preshevës dhe Maqedonia e Veriut kanë potencial të madh për të krijuar një hapësirë më të fuqishme ekonomike përmes investimeve të përbashkëta, tregtisë, prodhimit dhe projekteve ndërkufitare.

Konferenca “Ekonomia shpëton Luginën e Preshevës” përcjell një mesazh të fuqishëm se zhvillimi ekonomik duhet të jetë prioritet dhe se biznesi mund të jetë një nga faktorët kryesorë të perspektivës së Luginës.

Shahini ka theksuar se AKB-ja do të vazhdojë të jetë pjesë e nismave që bashkojnë bizneset shqiptare dhe rajonale, duke promovuar investimet, bashkëpunimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...