Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme, temperaturat e mëngjesit do të jenë relativisht të ulëta, veçanërisht në zonat e ulëta dhe ato malore, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të jenë kryesisht të këndshme.
Gjatë kësaj periudhe, sipas këtij institute, kushtet biometeorologjike në përgjithësi do të jenë të favorshme për shumicën e njerëzve.
IHMK njoftoi se ndryshimet e temperaturës ndërmjet mëngjesit dhe mesditës mund të shkaktojnë ndjeshmëri te personat me sëmundje kronike, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit.
“Kushtet e motit nuk pritet të paraqesin ngarkesë të theksuar biometeorologjike”, njoftoi instituti.
Njoftimi i plotë:
E hënë, 28 shtator
Moti do të jetë me diell dhe vranësira, të cilat vende-vende mund të sjellin reshje të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri në 8°C, ndërsa maksimalet nga 20 deri në 23°C.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s.
E martë, 29 shtator
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 6°C, ndërsa maksimalet nga 20 deri në 23°C.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s.
E mërkurë, 30 shtator
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°C, ndërsa maksimalet nga 20 deri në 23°C.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s.
E enjte, 1 tetor
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pjesshme.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 6°C, ndërsa maksimalet nga 18 deri në 22°C.
Do të fryjë erë nga verilindja, me shpejtësi 1–4 m/s.
E premte, 2 tetor
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 5°C, ndërsa maksimalet nga 19 deri në 22°C.
Do të fryjë erë nga verilindja, me shpejtësi 1–5 m/s.

