Homeballine 2Bashkimi triumfon ndaj Borës dhe afrohet një hap finales

Bashkimi triumfon ndaj Borës dhe afrohet një hap finales

spot_img

Bashkimi ka shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen e tretë të gjysmëfinales së “play-off”-it, duke e mposhtur Borën me rezultat 88:73 dhe duke kaluar në epërsi 2-1 në seri.

Takimi ishte mjaft i balancuar në pjesën më të madhe, me prizrenasit që mbanin një avantazh të lehtë gjatë lojës. Bora qëndroi pranë në rezultat dhe e mbajti ndeshjen të hapur deri në momentet vendimtare.

Megjithatë, në fund të sfidës, Bashkimi rriti ritmin dhe u shkëput në rezultat, duke siguruar një fitore bindëse dhe shumë të vlefshme në garën për finale.

Ndeshja e katërt do të zhvillohet të shtunën nga ora 19:30, në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, ku Bora do të kërkojë barazimin e serisë, ndërsa Bashkimi me një tjetër fitore do të vulosë kualifikimin në finale.

Lajmet e Fundit

FC Prishtina 01 fiton Kupën e Kosovës në futsall, Ademi uron për triumfin e pestë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar FC Prishtina 01...

Nisin garat edhe në konkurrencën e vajzave në Ligën e Shkollave

Ka nisur sot, zyrtarisht garimi i vajzave në kuadër të edicionit të dytë të...

Ekstradohet nga Norvegjia për në Kosovë, i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me...

Real Madrid kërkon rikthimin e Toni Kroos në klub, nisin bisedimet zyrtare

Real Madrid po punon për një rikthim të rëndësishëm të Toni Kroos brenda strukturës...

Më të lexuarat

Kryeministri në plus, shoqëria në borxhe deri në fyt

Shkruan: Besa Ismaili, ish deputete e Kuvendit Në Kosovë, ekonomia e familjeve mbahet mbi kredi,...

Stabilizimi institucional e politik, parakusht për sigurinë kombëtare

Shkruan: Hisen Berisha (Kosova nuk përballet vetëm me krizë të brendshme politike, por me një...