Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të enjten, më 30 prill, takim konsultativ me partitë politike për datën e zgjedhjeve të reja.
Takimi do të mbahet në orën 15:00 dhe janë ftuar të gjitha partitë politike.
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se kreu i partisë, Bedri Hamza do të marrë pjesë në këtë takim.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës do të marrë pjesë Jehona Lushaku-Sadriu, tha për REL-in zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.
Ndërkaq, Kushtrim Xhemajli, zëdhënës i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se Ardian Gjini do të marrë pjesë në takim.

