
Arsenali i pamëshirshëm, shkatërron me 6 gola West Hamin
Arsenal dhuron spektakël dhe merr një fitore 6-0 në duelin ndaj West Ham, duke utreguar superioritet në fushë. Sfidën e zhbllokoi Saliba në minutën e 32-të, ndërsa më pas shënuan edhe Saka, Gabriel dhe Trossard në 45 minutat e para.
Në pjesën e dytë, londinezët nuk u ndalën duke shënuar dy gola të tjerë. Saka shënoi të pestin dhe të dytin personal në minutën e 63, ndërsa tre minuta më pas, Declan Rice realizoi një gol kryevepër nga distanca.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 0-6, me Arsenal që pas kësaj fitoreje ngjitet në kuotën e 52 pikëve,aq sa Manchester City në vend të tretë.