Prishtinë: Drejtoria e Emergjencave intervenon në 12 raste për shkak të erërave të forta
Erërat e forta që kanë mbizotëruar që nga mbrëmë kanë shkaktuar disa dëme në kryeqytet.
Detaje për këto ka dhënë Lulzim Fushtica, drejtor i Emergjencave në Komunën e Prishtinës.
Fushtica tha për Klankosova.tv se që nga mëngjesi i së dieles kanë intervenuar në 12 raste.
“Të lënduar fatmirësisht nuk kemi. Dëmet nuk janë aq të mëdha përpos tek një biznes në Prugovc, aty kulmi ka rënë krejt në tokë. Kryesisht dëmet janë të vogla tek pjesët tjera. Kemi intervenuar në ndërtesa kolektive dhe shtëpi private”, tha ai për Klankosova.tv
Ai apeloi që qytetarët të kenë kujdes të shtuar dhe mundësisht të evitojnë daljen rreth parqeve, për shkak të ekzistimit të rrezikut për rënien e degëve.
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, ka izoluar edhe zonën rreth objektit të Kryeqytetit në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të parandaluar ndonjë fatkeqësi të mundshme nga erërat e forta të paralajmëruar nga 20 deri në 80 km/h të cilat do të sjellin edhe dëme materiale.