HomeAktualeKurti kërkon mbështetjen e Danimarkës për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat...

Kurti kërkon mbështetjen e Danimarkës për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin jo rezident të Mbretërisë së Danimarkës në Kosovë, Christian Gronbech-Jensen.

Kurti tha se me ambasadorin danez bisedoi për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe forcimin e mëtejmë të tyre.

Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e Danimarkës dhe kërkoi avancimin e statusit të aplikimit të Kosovës për shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Siç bëri të ditur Kurti në një postim në Facebook në takim u diskutua edhe për synimin strategjik të Kosovës për anëtarësim në NATO, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik e tregtar dhe rritjen e investimeve daneze në Kosovë.

Gjatë takimit u diskutua edhe për bashkëpunimin në fushat e drejtësisë, energjisë, arsimit dhe teknologjisë.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...