Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, priti në një takim zyrtar Atasheun e FBI-së për Zbatimin e Ligjit, Brendan Collins.
Gjatë këtij takimi u diskutua rreth bashkëpunimit të ardhshëm, forcimin e partneritetit strategjik dhe thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional. Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të plotë dhe koordinim të vazhdueshëm në fusha të ndryshme policore me qëllim të rritjes së sigurisë dhe luftimit efektiv të krimit.
Policia e Kosovës vlerëson lart mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve të sigurisë së SHBA-së, duke e konsideruar këtë bashkëpunim si shembull të shkëlqyer të partneritetit profesional dhe strategjik në shërbim të sigurisë së qytetarëve.

