Për të dhjetën natë me radhë, qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në shenjë mbështetjeje për ish-krerët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
Edhe sonte, sheshi është mbushur me qytetarë, të cilët kanë shprehur mbështetjen e tyre për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kanë kërkuar drejtësi.
Tubimet e përnatshme në Prishtinë janë shoqëruar me thirrjet “Jo në emrin tim” dhe “Liri për çlirimtarët”.
Qytetarë, veteranë dhe përfaqësues të ndryshëm kanë marrë pjesë në këto tubime, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe ruajtjes së, siç është shprehur në këto tubime, vlerave të luftës për çlirimin e Kosovës.

