Fatmir Iska është zgjedhur kryetar i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Rahovec.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, përmes një postimi publik, ku e ka uruar Iskën për detyrën e re.
“Si kryetar i deritanishëm, e uroj përzemërsisht, i bindur se me përvojën e tij do ta çojë punën përpara me nder dhe përkushtim”, ka shkruar Latifi.
Ai ka shprehur gjithashtu gatishmërinë e tij për mbështetje të plotë dhe bashkëpunim në çdo hap, duke i uruar suksese të përbashkëta në angazhimet e ardhshme politike.
“Urime, kryetar Fatmir! Suksese të përbashkëta!”, thuhet në fund të postimit të Latifit.

