HomeAktualeKuvendi i Kryeqytetit voton krijimin e Ndërmarrjes Komunale “Pastrimi”

Kuvendi i Kryeqytetit voton krijimin e Ndërmarrjes Komunale “Pastrimi”

spot_img

Kuvendi i Kryeqytetit ka votuar krijimin e Ndërmarrjes Komunale “Pastrimi”, vendim të cilin kryetari i Prishtinës e ka cilësuar si një prej vendimeve më të rëndësishme për qytetarët e kryeqytetit.

Përmes një deklarate, kryetari ka thënë se Prishtina po kalon nga një kompani rajonale, e cila menaxhonte shërbimin për gjashtë komuna, në një ndërmarrje të vetën komunale.

“Prishtina po kalon në ndërmarrje të vetën, të Kryeqytetit, për Kryeqytetin dhe në shërbim të qytetarëve të tij”, ka deklaruar ai.

Sipas kryetarit, themelimi i ndërmarrjes paraqet fillimin e një sistemi të ri për menaxhimin e mbeturinave, ku Prishtina do të planifikojë dhe investojë vetë, do të rrisë kapacitetet dhe do të mbajë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për pastërtinë e qytetit.

“Sot u votua për një zgjidhje afatgjatë për menaxhimin e mbeturinave në Kryeqytet dhe falënderoj të gjithë asambleistët që votuan për!”, ka shkruar ai.

Në fund, kryetari e ka përshëndetur vendimin me urimin për qytetarët e Prishtinës: “Urime, Prishtinë! Një kapitull i ri fillon sot”.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...