Kamberi: Shqiptarët në Luginë 17 % janë në institucionet shtetërore lokale

Kamberi: Shqiptarët në Luginë 17 % janë në institucionet shtetërore lokale

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se shqiptarët në Luginën e Preshevës përbëjnë shumicën e popullsisë, porse vetëm 17 për qind prej tyre kanë poste në institucionet shtetërore lokale.

Kamberi në platformën ‘X’ ka shkruar se me këtë theksohet diskriminimin i qeverisë serbe ndaj shqiptarëve.

“Në Luginën e Preshevës, shqiptarët përbëjnë 71% të popullsisë, por kanë vetëm 17% të përfaqësimit në institucionet shtetërore lokale dhe të rrethit. Serbia zgjedh mandate të numrit të punonjësve institucionalë duke pasqyruar strukturën etnike rajonale, duke theksuar diskriminimin e qeverisë ndaj shqiptarëve” ”, ka shkruar ai në platformën X.