HomeAktualeAmbasada e ShBA-së: Mezi presim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin për...

Ambasada e ShBA-së: Mezi presim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin për avancimin e prioriteteve të përbashkëta

spot_img

Ambasada amerikane në Prishtinë tha se mezi pret që të punojë me Qeverinë dhe Kuvendin e ri të Kosovës për të “avancuar prioritetet e përbashkëta, përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë”.

Ky njoftim i Ambasadës, i publikuar në rrjetet sociale, vjen dy ditë pasi Gjykata Kushtetuese tha se Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, është zgjedhur në mënyrë kushtetuese.

“Ambasada e SHBA-së pret me kënaqësi të bashkëpunojë me qeverinë dhe kuvendin për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta, përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e saj.

Gjykata më e lartë në vend po ashtu qartësoi se deputetët e legjislaturës së njëmbëdhjetë kanë afat deri më 6 tetor që të zgjedhin presidentin e ri të vendit.

Sa i përket konstituimit të Kuvendit, Kushtetuesja u kërkoi deputetëve që ta zgjedhin edhe nënkryetarin e dytë, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Megjithatë, Gjykata konstatoi se organi ligjvënës u konstituua përtej afatit 30-ditor.

Kuvendi u konstituua më 13 shtator dhe disa orë më vonë u votua edhe Qeveria Kurti 4.

Megjithatë, njoftimi i Kushtetueses ka vënë në lëvizje Kuvendin, kryesia e të cilit mban sot mbledhjen e parë të legjislaturës së njëmbëdhjetë.

Në dy vjetët e fundit, Kosova është përballur me kriza të vazhdueshme politike. Në qershor, vendi mbajti zgjedhje të parakohshme parlamentare pasi partitë politike nuk arritën konsensus rreth zgjedhjes së presidentit.

Pas zgjedhjeve të qershorit, Lëvizja Vetëvendosje fituesja e zgjedhjeve dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, që doli fuqia e tretë politike, arritën një marrëveshje për presidentin në fund të gushtit, duke propozuar si kandidat konsensual, ish-gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese dhe ish-diplomatin, Bekim Sejdiun.

Megjithatë, vetëm një ditë më pas, më 1 shtator u bë e qartë se gjashtë deputetë të LDK-së ishin kundër këtij emri, duke bërë që në praktikë, Sejdiu të mos kishte 81 vota apo dy të tretat e Kuvendit me 120 ulëse, që kërkohen për procesin e zgjedhjes së presidentit.

Më 14 shtator, Sejdiu njoftoi për tërheqje nga kandidatura duke përmendur si arsye mungesën e mbështetjes së deputetëve.

Nëse deputetët nuk arrijnë të gjejnë pajtim për presidentin, vendi rrezikon të shkojë drejt zgjedhjeve të reja. Ato do të ishin votimet e katërta që nga shkurti i vitit 2025 dhe të dytat për shkak të moszgjedhjes së presidentit. / Rel

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...