Leverkusen bën për “aspirina” Bayernin, fiton thellë “betejën” për titull
Bayer Levekuseni konfirmohet si pretendentja kryesore për titullin kampion në Bundesligë teksa sot ka shkatërruar Bayernin duke fituar thellë 3-0.
Skuadra e Xabi Alonsos krijon një distancë sigurie prej pesë pikësh me bavarezët, 55 pikë me 50 të bavarezëve. “Aspirinat” shfrytëzuan mirë hapësirat e krijuara duke shënuar dy herë me Stanisicin dhe Grimaldon.
Bayerni bëri gjithçka për të ndryshuar rrjedhën e lojës, por e pati të pamundur ta çante mbrojtjen vendëse. Frimpong vulosi fitoren me golin e tretë në minutat shtesë.