HomeAktualeRrahmani: Kurti s’ka guxim që ta thotë as edhe një fjalë për...

Rrahmani: Kurti s’ka guxim që ta thotë as edhe një fjalë për Osmanin

spot_img

Ish-deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani ka deklaruar se kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti nuk ka guxim ta përmend Vjosa Osmanin.

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Rrahmani tha se në vend të tij, Kurti, siç thotë Rrahmani, do të angazhojë njerëz të vetë për t’u marrë me ish-presidenten, transmeton Klankosova.tv.

“Albin Kurti nga sot deri në ditën e zgjedhjeve asnjëherë nuk do ta përmend Vjosa Osmanin, as nuk do të merret, as nuk do ta kritikojë. Unë besoj që kryeministri e ka për obligim, edhe moral, pse nuk ka bë Vjosa Osmani për presidente. Këtë e ka obligim me ua shpjegu qytetarëve. Deri në ditën e zgjedhjeve, kryeministri Kurti nuk do të merret fare me Vjosa Osmanin, sepse e di që nëse merret do të ndikojë në aspektin elektoral te aj. Ka me vendos njerëz përreth tij që të merren me të, të bëjnë propagandë për të, mirëpo vetë direkt nuk do ta ketë guximin që ta thotë as edhe një fjalë për Vjosa Osmanin”, tha Rrahmani.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...